Dmitri Chirciu
06 Tetor 2021•Përditësim: 06 Tetor 2021
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Lavrov dhe Blinken kanë diskutuar për çështjet aktuale në marrëdhëniet dypalëshe.
Kryediplomatët e Rusisë dhe SHBA-së gjithashtu shkëmbyen pikëpamjet për të siguruar zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.