Liban, 15 të vdekur në sulmin e Izraelit ndaj rajonit Chouf
Ministria libaneze e Shëndetësisë informoi se 15 persona prej të cilëve 8 gra dhe 4 fëmijë humbën jetën në sulmin ajror izraelit në zonën Joun në rajonin Mount Lebanon
Bejrut
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në sulmin që Izraeli ka kryer ndaj një ndërtese në rajonin Chouf të Libanit, transmeton Anadolu.
Ministria libaneze e Shëndetësisë informoi se 15 persona prej të cilëve 8 gra dhe 4 fëmijë humbën jetën në sulmin ajror izraelit në zonën Joun në rajonin Mount Lebanon.
Po ashtu bëhet e ditur se në sulmin e kryer mbrëmë janë plagosur 12 persona dhe se në zonë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
- Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban humbën jetën 3.287 persona
Ushtria izraelite, e cila që nga 8 tetori 2023 ka vazhduar konfliktin e kontrolluar me Hezbollahun, më 23 shtator nisi qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.
Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, 3.287 persona kanë humbur jetën, përfshirë 203 fëmijë dhe 644 gra ndërsa 14.222 të tjerë janë plagosur që nga 8 tetori 2023.