Bota

Liban, 2 shtetas francezë humbën jetën në sulmet izraelite

Numri i francezëve që humbën jetën në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban arriti në dy

Şeyma Yiğit  | 30.09.2024 - Përdıtësım : 30.09.2024
Liban, 2 shtetas francezë humbën jetën në sulmet izraelite

Ankara

Numri i shtetasve francezë që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Liban është rritur në dy, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme franceze njoftoi se një shtetas francez 60-vjeçar humbi jetën në sulmet e Izraelit në Liban. Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me sulmin ku humbi jetën një shtetas francez.

Numri i francezëve që humbën jetën në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban arriti në dy.

Javën e kaluar u raportua se një shtetas francez 87-vjeçar humbi jetën pasi u shemb ndërtesa ku ndodhej pas një "shpërthimi të fortë" pranë shtëpisë ku jetonte në Sur të Libanit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın