İdiris Okuduci
28 Nëntor 2022•Përditësim: 28 Nëntor 2022
Ndërsa bora e parë e vitit bie në malet e larta të Libanit, njerëzit vazhdojnë ta përjetojnë verën duke notuar në det.
Libani, i cili ka një klimë mesdhetare, ka male të larta të quajtura "Jebel-i Lebanon" që shtrihen paralelisht me detin dhe posedon një vijë bregdetare prej afërsisht 225 kilometrash të gjatë.

Qytetet më të mëdha të Libanit, si Bejruti, Tripoli, Sidoni, Sur, Jubeil dhe Batrun, gjenden në vijën bregdetare.
Përgatitja për sezonin e skiimit
Në vendin ku stina e dimrit pothuajse ka nisur, bora e parë e vitit ra në pjesët e larta të Jebel-i Lebanon. Në rajonin e njohur për sportet dimërore, bizneset po përgatiten për sezonin e skiimit.
Libanezët, të cilët përjetojnë dimrin në mal, mund të notojnë në det dhe të shijojnë ujin e ngrohtë kur zbresin vetëm disa kilometra më poshtë.

Not në plazhin e Bejrutit me pamje bore
Në Liban, i cili po lufton me një krizë të thellë ekonomike, aktiviteti më i lirë dhe më argëtues për njerëzit në fundjavë është të bëjnë plazh përballë maleve me dëborë.
Njerëzit të cilët nuk pëlqejnë të notojnë në det, preferojnë të ecin përgjatë plazhit të gjatë me rrobat e tyre verore.

Disa libanezë që jetojnë në Evropë dhe Kanada preferojnë vendin e tyre për dimër
Një pjesë e konsiderueshme e diasporës libaneze jeton në vende si Evropa dhe Kanadaja, ku dimrat janë shumë të ashpër. Sidomos shumë libanezë në pension preferojnë të kthehen në vendin e tyre ose të shkojnë në Türkiye në vend që të kalojnë dimrin në Evropë ose Kanada.

Libanezi Mohammed Majid, i cili dëshiron të kalojë dimrin në Bejrut në vend të Kandasë, ku jetojnë fëmijët e tij, për Anadolu Agency (AA) tha: "Moti është i mirë dhe i ngrohtë. Kurse lartë ka borë. Këtu është jeta ime dhe gjithçka që kam. Unë kam qenë në Kanada, Francë, Australi dhe SHBA, por vendi më i bukur sërish është Libani. Fëmijët e mi jetojnë në Kanada, por unë nuk dua të shkoj atje. Dimrat i kaloj këtu", tha Majid.