Bota

Liban, pas kërcënimit të Izraelit për sulm në Bejrut fillon vala e migrimit

Qytetarët po largohen nga shtëpitë e tyre pasi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee kërcënoi se do të shënjestronin lagjen Hades në jug të Bejrutit

Mahmut Geldi  | 28.03.2025 - Përdıtësım : 28.03.2025
Liban, pas kërcënimit të Izraelit për sulm në Bejrut fillon vala e migrimit

Bejrut

 Një valë migrimi ka nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pasi ushtria izraelite ka kërcënuar për sulm ajror, transmeton Anadolu.

Qytetarët po largohen nga shtëpitë e tyre pasi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee kërcënoi se do të shënjestronin lagjen Hades në jug të Bejrutit. Gjithashtu u evakuuan edhe shkollat ​​pranë ndërtesës në lagjen Hades, të cilën Izraeli kërcënoi se do ta bombardonte.

Në anën tjetër, mjetet ajrore pa pilot (dronët) izraelite janë parë gjithashtu duke fluturuar edhe në rajonin Dahieh në jug të Bejrutit. Kaos në trafik shkaktoi edhe vala e papritur e migrimit në jug të Bejrutit i cili u bombardua për herë të fundit më 27 nëntor kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Adraee kërcënoi se do të shënjestronin lagjen Hades në jug të Bejrutit dhe u kërkoi banorëve të rajonit që të "evakuonin" vendndodhjet e tyre.


- Armëpushimi dhe shkeljet e Izraelit me Libanin

Në Komitetin e Mbikëqyrjes së Armëpushimit, i krijuar sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit, krahas Forcës së Përkohshme të Paqes të OKB-së në Liban (UNIFIL), Libanit dhe Izraelit janë të përfshira edhe Franca dhe SHBA-ja.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit më 27 nëntor 2024, Izraeli e shkel shpesh marrëveshjen. Sipas të dhënave të autoriteteve libaneze, qindra njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite pas armëpushimit.

Ushtria izraelite e cila hyri në qytetet në kufi gjatë sulmeve tokësore në Liban, pavarësisht nenit për tërheqje në marrëveshjen e armëpushimit ajo vazhdon praninë e saj në 5 pika përfshirë kodrat Hamamis, Al-Aziyya, Uveyda, Lebbune dhe malin Balat.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.