Bota

Liban, plagsoen 4 pjesëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe nga sulmi izraelit

Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në një shtëpi në qytetin Sarbin në jug të vendit në mëngjes, ndërsa dy automjete të Kryqit të Kuq që tentonin të arrinin në zonë u vunë në shënjestër të avionëve luftarakë izraelitë, tha media zyrtare

Hamdi Yıldız  | 13.10.2024 - Përdıtësım : 14.10.2024
Liban, plagsoen 4 pjesëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe nga sulmi izraelit

Istanbul

Katër persona nga ekipi i ndihmës së parë të Kryqit të Kuq Libanez janë plagosur në një sulm ajror të kryer nga ushtria izraelite në qytetin Sarbin në Libanin jugor, njoftoi media zyrtare, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Libanit NNA, duke cituar një deklaratë të Gjysmëhënës së Kuqe, ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në një shtëpi në qytetin Sarbin në jug të vendit në mëngjes.

“Pas bombardimeve, dy automjete të Kryqit të Kuq që tentonin të arrinin në zonën ku ndodhej shtëpia në fjalë u vunë në shënjestër të avionëve luftarakë izraelitë. Katër persona nga ekipi i ndihmës së shpejtë në automjete kanë mbetur të plagosur në mënyra të ndryshme. Të plagosurit u dërguan në spitalin Tebnin në rajon”, thuhet në deklaratë.

Siç njoftohet, shtëpia është bombarduar për herë të dytë ndërsa ekipi i Kryqit të Kuq po shkonte në zonë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın