Ekip
10 Maj 2020•Përditësim: 10 Maj 2020
Shefi i inteligjencës libiane, Abdul Qader al-Tuhami, ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër në shtëpinë e tij në kryeqytetin Tripoli të dielën, sipas një burimi lokal të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria libiane ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e al-Tuhami-t.
Al-Tuhami kishte shërbyer si oficer në shërbimin e jashtëm të sigurisë nën sundimtarin e ndjerë Muammar Gaddafi.
Në prill 2017, ai u emërua nga Këshilli Presidencial i Libisë si shef i shërbimit të inteligjencës.