Ekip
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Libia është zotuar se do të dokumentojë shkelje të vendeve që ofrojnë mbështetje për komandantin ushtarak, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Jashtme i Libisë, Mohamed Siala, shkroi se, "Të gjitha shkeljet do t'i paraqesim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe në komitetin e sanksioneve".
Ai tha se Libia do të bashkëpunojë me të gjitha fuqitë ndërkombëtare që mbëshetin paqen për të siguruar ndërtimin e një shteti demokratik civil për të gjithë popullin libian.
Po ashtu edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme së Libisë, Muhammad al-Qiblawi, tha se qeveria e vendit të tij do të sigurojë prova të përfshirjes së Emirateve të Bashkuar Arabe (EBA) në gjakderdhjen e libianëve dhe shkeljen e rezolutave ndërkombëtare.
"Ne do t'i ofrojmë Këshillit të Sigurimi atë që është gjetur në bazën ajrore Al-Watiya si dëshmi të shkeljes nga disa vende të embargos së armëve ndaj Libisë, veçanërisht sistemin raketor rus Pantsir që siguroi Abu Dhabi", tha al-Qiblawi.
Të hënën, ushtria e Libisë rimori bazën ajrore strategjike Al-Watiya nga milicitë e Haftar-it, e cila shihet si një bazë ajrore kryesore. Ajo u pushtua në vitin 2014 nga Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura ilegale në Libinë lindore, i cili përdori atë si selinë e tij për sulme ndaj qeverisë legjitime.
Qeveria e Libisë, me qendër në Tripoli, e njohur ndërkombëtarisht, ka qenë nën sulm nga forcat e Haftar-it që nga prilli i vitit 2019, si pasojë e të cilës mbi 1 mijë persona janë vrarë. Qeveria libiane nisi operacionin "Stuhia e Paqes" më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.
Pas rrëzimit të sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në vitin 2015 u themelua qeveria libiane nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.