Faruk Zorlu
16 Prill 2020•Përditësim: 16 Prill 2020
Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) e njohur nga OKB ka shpallur orë policore 10 ditore që fillon të premten me qëllim për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp të mërkurën në kryeqytetin Tripoli, Komiteti Suprem për Luftimin e COVID-19 tha se të gjitha tregjet e perimeve dhe mishit do të mbyllen, por furrat dhe disa dyqane do të mbeten të hapura për të përmbushur nevojat e njerëzve.
Vetëm këmbësorët do të lejohen të dalin midis orës 8 të mëngjesit dhe 2 pasdite sipas kohës lokale, me kusht që të kenë maska.
Libia ka raportuar një vdekje nga virusi dhe nëntë të shëruar, ndërsa gjithsej 35 raste janë raportuar deri më tani. Vendi regjistroi rastin e parë të koronavirusit më 24 mars.