Bota

Lideri i Koresë së Veriut diskutoi me delegacionin e Rusisë mbi bashkëpunimin ushtarak

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pritur në takim delegacionin ushtarak rus që vizitoi kryeqytetin Phenian, të udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Alexei Krivoruchko

Lejla Biogradlija  | 19.07.2024 - Përdıtësım : 19.07.2024
Lideri i Koresë së Veriut diskutoi me delegacionin e Rusisë mbi bashkëpunimin ushtarak

Ankara

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, diskutoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit në fushën ushtarake me Rusinë, transmeton Anadolu.

Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) njoftoi se Kim ka pritur në takim delegacionin ushtarak rus që vizitoi kryeqytetin Phenian, të udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Alexei Krivoruchko.

Në lajm u bë e ditur se Kim dhe Krivoruchko theksuan rëndësinë dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë për të mbrojtur interesat reciproke të sigurisë.

Në takimin të cilin u zhvillua pas vizitës së fundit të presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut, Kim ka theksuar se ushtritë e të dy vendeve duhet të "bashkohen më fuqishëm" për të përmirësuar marrëdhëniet.

- Vizita e Putinit në Korenë e Veriut

Putin më 19 qershor zhvilloi një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut, ndërsa midis palëve u nënshkrua "Marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik".

Presidenti rus Putin deklaroi se marrëveshja premtonte se pala tjetër do të ofronte ndihmë ushtarake nëse njëra nga palët sulmohej, por ai shmangu përdorimin e fjalës "aleancë".

Lideri i Koresë së Veriut Kim, nga ana tjetër, e përshkroi marrëveshjen si një "pakt" dhe theksoi se marrëdhëniet ishin ngritur në nivelin e një "aleance të lartë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın