Bota

Liderë botërorë dhe anëtarë të familjeve mbretërore do të marrin pjesë në funeralin e papës të shtunën

Shumë figura nga vende të ndryshme të botës katolike pritet të marrin pjesë në funeralin e papës

Ahmet Gençtürk  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 25.04.2025
Liderë botërorë dhe anëtarë të familjeve mbretërore do të marrin pjesë në funeralin e papës të shtunën

Athinë

Shumë liderë botërorë dhe anëtarë të familjeve mbretërore do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë të shtunën, raporton Anadolu.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti Sergio Mattarella, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Princi William, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia, dhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen kanë konfirmuar të gjithë pjesëmarrjen e tyre në funeral.

Udhëheqës të tjerë dhe anëtarë të familjeve mbretërore që do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut janë edhe presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti argjentinas Javier Gerardo Milei, presidenti ekuadoras Daniel Noboa, presidenti filipinas Ferdinand Marcos Jr., presidentin polak Andrzej Duda, kryeministri irlandez Micheal Martin, presidenti kroat Zoran Milanoviq, presidentja moldave Maia Sandu, Mbreti belg Philippe dhe Mbretëresha Mathilde, Princi i Kurorës i Norvegjisë Haakon dhe Princesha e Kurorës Mette-Mar.

Udhëheqësi i Kishës Katolike lindi në Buenos Aires më 17 dhjetor 1936, nga prindër emigrantë italianë.

Ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të shugurohej si prift jezuit në vitin 1969.

Pas më shumë se një dekade në papatin e tij, Papa Françesku mbeti një figurë admirimi dhe polemikash.

Ai kërkoi të reformonte burokracinë e Vatikanit, të luftonte korrupsionin dhe të adresonte disa nga sfidat më urgjente të kishës.

Papa u shtrua në një spital në Romë në shkurt me bronkit, i cili u zhvillua në pneumoni të dyfishtë. Ai u lirua pas 38 ditësh për të vazhduar shërimin e tij në rezidencën e tij në Vatikan.

Papa Françesku vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın