Ekip
28 Janar 2017•Përditësim: 29 Janar 2017
LISBONË (AA) – Shtatë liderë të vendeve jugore të Bashkimit Evropian do të mbajnë samit për të theksuar angazhimin për Unionin, pas votës britanike për braktisjen e bllokut evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin gjysmëformal të pasdites të së shtunës në Lisbonë do të marrin pjesë liderët e Francës, Italisë, Spanjës, Greqisë, Qipros, Maltës dhe vendit mikpritës Portugalisë.
Zyrtarët portugezë theksojnë se shtatë liderë do të zotohen se vendet e tyre do të bashkëpunojnë ngushtë për sigurimin e kufijve dhe në luftën kundër terrorizmit.
Ata, po ashtu, do të shqyrtojnë mënyrën e nxitjes së rritjes ekonomike në koordinim me ekonominë e tyre, që shfrytëzojnë euron si valutë. Momentalisht rritja ekonomike në BE është ngadalësuar. Vendet tashmë kanë sinjalizuar se ato janë të gatshme për të dorëzuar më shumë sovranitetin kombëtar institucioneve të BE-së.