Bota

Linja ajrore 'Iran Air' anulon fluturimet drejt Evropës pas sanksioneve të BE-së

"Pas vendimit të sanksioneve të BE-së kundër 'Iran Air', 'Mahan Air' dhe 'Saha Airlines', në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, 'Iran Air' anuloi fluturimet e tij drejt vendeve evropiane sepse nuk mund të merrte lejen e uljes", tha Yazerlu

Mustafa Melih Ahıshalı  | 15.10.2024 - Përdıtësım : 16.10.2024
Linja ajrore 'Iran Air' anulon fluturimet drejt Evropës pas sanksioneve të BE-së

Istanbul

Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Iranit, Cafer Yazerlu, ka bërë të ditur se fluturimet e linjës ajrore 'Iran Air' drejt vendeve evropiane janë anuluar pas vendimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu.

"Pas vendimit të sanksioneve të BE-së kundër 'Iran Air', 'Mahan Air' dhe 'Saha Airlines', në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, 'Iran Air' anuloi fluturimet e tij drejt vendeve evropiane sepse nuk mund të merrte lejen e uljes", tha Yazerlu.

BE-ja dhe Britania e Madhe, të cilat nuk vendosën për sanksione kundër gjenocidit dhe krimeve të luftës të Izraelit në Gaza dhe sulmet e tij në Liban, vendosën sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të transferimit të tij të supozuar të raketave balistike në Rusi dhe sulmeve me raketa ndaj Izraelit.

Dje, BE-ja vendosi sanksione ndaj disa individëve dhe organizatave në Iran, përfshirë kompanitë ajrore, me arsyetimin se mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe raketa u transferuan nga Irani në Rusi.

Në të njëjtën ditë, Britania njoftoi sanksione kundër individëve dhe organizatave iraniane për shkak të sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın