Bota

Liqeni Erie në SHBA mbulohet nga akulli

Liqeni, i cili përfshin katër shtete të SHBA-së - New York, Ohio, Pennsylvania dhe Michigan - tani është i mbuluar nga akulli në një shkallë prej 86,33 për qind

Shpetim Hiseni  | 30.01.2025 - Përdıtësım : 31.01.2025
Liqeni Erie në SHBA mbulohet nga akulli Foto: Lokman Vural Elibol / AA

Buffalo

Liqeni Erie në SHBA ka arritur një rekord të ri për mbulimin e akullit në sezonin dimëror 2024-2025, transmeton Anadolu.

Liqeni, i cili përfshin katër shtete të SHBA-së - New York, Ohio, Pennsylvania dhe Michigan - tani është i mbuluar nga akulli në një shkallë prej 86,33 për qind.

Liqeni Erie është një nga liqenet më të mëdha të Amerikës së Veriut, ndërsa një pjesë e tij ndodhet edhe në Kanada.

Ai ka produktivitet të lartë biologjik dhe është një burim jetik i ujit të pijshëm, peshkimit dhe rekreacionit.

Qytetet kryesore përgjatë brigjeve të tij janë Cleveland, Buffalo dhe Toledo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın