Sümeyye Dilara Dinçer
03 mars 2022•Përditësim: 04 mars 2022
Administrata e kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius, po ndryshon emrin e rrugës ku ndodhet ndërtesa e ambasadës ruse, e cila në të ardhmen do të quhet "Rruga e Heronjve të Ukrainës", transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i bashkisë së Vilnius-it, Remigijus Simasius ka shkruar në Twitter se është e nevojshme të ndryshohen kartëvizitat me adresën e ambasadës ruse dhe ka treguar emrin e ri të asaj rruge.
"Tani e tutje, heronjtë ukrainas do të nderohen në kartëvizitat e stafit në ambasadën ruse", tha Simasius.
Mediat shtetërore lituaneze raportojnë se administrata e qytetit ka nisur tashmë një procedurë zyrtare për ndryshimin e emrit të rrugës në Vilnius.