İnci Gündağ
05 Gusht 2016•Përditësim: 05 Gusht 2016
LONDËR (AA) - Një grup protestuesish kundër dhunës policore dhe anti-racizmit me protestën e mbajtur kanë penguar hyrjen në aeroportin Heathrow në Londër, i cili është një prej aeroporteve më të ngarkuara në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia e Londrës në lidhje me aktin e protestuesve të cilët janë organizuar nëpërmjet platformës së medias sociale me moton "Edhe jeta e afro-amerikanëve është e rëndësishme", njoftohet se një grup personash në orën 08.25 me orën lokale janë shtrirë para hyrjes së aeroportit Heathrow duke penguar kalimin e automjeteve.