İnci Gündağ
15 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
LONDËR (AA) - Është rritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri në ndërtesën 24 katëshe në kryeqytetin e Britanisë, Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga policia londineze theksohet se është rritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën. Në deklaratën e policisë ku thuhet se "fatkeqësisht mendojmë se kjo shifër mund të rritet" vihet në dukje se personat që kanë shpëtuar nga zjarri janë të sigurtë.
Ndërsa shërbimet e ambulancave të Londrës kanë bërë të ditur se nëpër 6 spitale të kryeqytetit vazhdojnë të marrin mjekim 78 persona, shumica e të cilëve janë ndikuar nga zjarri, ku dhe 18 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Zjarrfikësja e Londrës ka konfirmuar se ekipet e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga ndërtesa 65 persona përveç atyre që kanë arritur të dalin me mundësitë e tyre.
Gjithashtu theksohet se ekipet e zjarrfikëses do të jenë të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe se kanë përfunduar kërkimet në një pjesë të madhe të ndërtesës.
Një nga banorët turq të lagjes ku ka ndodhur zjarri, Deniz Candaş, në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke bërë të ditur se në disa prej 120 hyrjeve në ndërtesë jetojnë edhe qytetarë me origjinë turke tha se, "Një familje e njoh personalisht. Nuk kemi informacion në lidhje me ata. Që nga ora 03.00-04.00 nuk ka patur informacion për ata. Kemi biseduar me të afërmit e tyre".
Ndërtesa 24 katëshe Grenfell Tower e cila është një ndërtesë sociale e bashkisë është përfshirë e tëra nga flakët dhe pas disa orë ndërhyrje nga 40 automjete dhe 200 punonjës të zjarrfikësve zjarri u mor nën kontroll me vështirësi. Dëshmitarët kanë pohuar se në ndërtesë parashikohet se jetojnë 400 deri në 600 persona ku dhe një numër i madh i tyre kanë mbetur të bllokuar.