Bota

Lufta izraelite në Gaza lë qytetin Beit Lahian në gërmadha dhe spitalin "Kamal Adwan" tërësisht të shkatërruar

Më 27 dhjetor, pas sulmeve të përsëritura, forcat izraelite bastisën spitalin Kamal Adwan, duke djegur dhe dëmtuar rëndë ndërtesat thelbësore, duke e detyruar spitalin të ndërpresë funksionimin

Ekip  | 31.01.2025 - Përdıtësım : 31.01.2025
Lufta izraelite në Gaza lë qytetin Beit Lahian në gërmadha dhe spitalin "Kamal Adwan" tërësisht të shkatërruar Foto: Khalil Ramzi Alkahlut / AA

Shkup

Qyteti Beit Lahia në Rripin e Gazës veriore, nga i cili është tërhequr ushtria izraelite, qëndron në rrënoja pas muajve të bombardimeve dhe përleshjeve intensive, me spitalin "Kamal Adwan" dhe rrethinat e tij pothuajse tërësisht të shkatërruar, raporton Anadolu.

Më 27 dhjetor, pas sulmeve të përsëritura, forcat izraelite bastisën spitalin "Kamal Adwan", duke djegur dhe dëmtuar rëndë ndërtesat thelbësore, duke e detyruar spitalin të ndërpresë funksionimin.

Mjeku palestinez Hussam Abu Saffiya, drejtor i spitalit "Kamal Adwan", u arrestua së bashku me dhjetëra të tjerë nga personeli mjekësor. Sipas shifrave palestineze, rreth 350 persona brenda spitalit, përfshirë shumë nga stafi mjekësor, u arrestuan nga ushtria izraelite dhe po mbahen në burgjet izraelite pa detaje mbi kushtet e arrestimit.

Disa grupe të të drejtave në mbarë botën kanë kërkuar "veprim urgjent" për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor në Gaza dhe lirimin e menjëhershëm të mjekut Abu Saffiya dhe stafit tjetër mjekësor.

Më 19 janar, hyri në fuqi një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi i të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit, fillimisht që do të zgjasë për 42 ditë, gjatë së cilës negociatat do të vazhdojnë për fazat pasuese të marrëveshjes. Marrëveshja ndërmjetësohet nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e SHBA-së.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë të paktën 47.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur më shumë se 111 mijë të tjerë.

Sulmet izraelite në Gaza gjithashtu ka lënë më shumë se 11 mijë njerëz të zhdukur, me një shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve në një nga fatkeqësitë më të këqija humanitare globale.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në muajin nëntor lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.