Bota

Lufthansa zgjat deri më 25 nëntor afatin e anulimeve të fluturimeve për në Tel Aviv

Në një deklaratë nga Lufthansa thuhet se për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme janë bërë përditësime në planin e fluturimeve

Erbil Başay  | 28.10.2024 - Përdıtësım : 28.10.2024
Lufthansa zgjat deri më 25 nëntor afatin e anulimeve të fluturimeve për në Tel Aviv

Berlin

Kompania ajrore gjermane Lufthansa njoftoi se ka zgjatur deri më 25 nëntor afatin e anulimeve të fluturimeve për në Tel Aviv për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Lufthansa thuhet se për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme janë bërë përditësime në planin e fluturimeve.

Në deklaratë thuhet se fluturimet për në Tel Aviv janë pezulluar deri më 25 nëntor.

Kompania Lufthansa e cila kishte anuluar më parë të gjitha fluturimet e saj për në Tel Aviv deri më 10 nëntor, kishte njoftuar se ka anuluar deri më 31 janar 2025 fluturimet e saj drejt kryeqytetit të Iranit, Teheran, dhe deri më 28 shkurt 2025 fluturimet drejt kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë që u rritën pas sulmeve të Izraelit, Lufthansa kohët e fundit ka zgjatur disa herë anulimet e fluturimeve në Lindjen e Mesme.

Grupi Lufthansa përfshin nën strukturën e saj gjithashtu edhe kompanitë e tilla si Eurowings, Swiss, Austrian Airlines dhe Brussels Airlines.

​​​​​​​


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın