Bota

Macron: Vendimi i Trumpit për Kudsin është një gabim

Presidenti i Francës, Macron tha se vendimi i presidentit amerikan Trump për shpalljen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit nuk kontribuon në zgjidhjen e problemeve mes Izraelit dhe Palestinës

Yusuf Özcan  | 08.03.2018 - Përdıtësım : 08.03.2018
Macron: Vendimi i Trumpit për Kudsin është një gabim

Paris

PARIS (AA) - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për shpalljen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit nuk kontribuon në zgjidhjen e problemeve mes Izraelit dhe Palestinës, nuk përmirëson sigurinë në rajon dhe për këtë arsye ky është një gabim i vërtetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Me Netanyahun punojmë së bashku rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe kryesisht për kërcënimin e dominimit ushtarak të Iranit në Siri, Liban dhe Irak. Pozicioni i Francës në këtë drejtim është i hapur. Franca përkundër respektimit të traktateve që ajo ka zbatuar dhe ka nënshkruar, ajo ka kërkuar të luftohet programi balistik i Iranit dhe dominimi i tij rajonal", theksoi Macron.

"Ne po përpiqemi ta bëjmë këtë me aleatët tanë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe SHBA-të", tha Macron duke potencuar marrëdhëniet midis Francës dhe Izraelit. 

Duke kujtuar se problemet mund të zgjidhen përmes dialogut midis Izraelit dhe Palestinës, Macron tha se ajo që po përpiqen ta bëjnë me SHBA-të është të sigurojnë paqe në rajon me Izraelin dhe Palestinën.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një deklaratë më 6 dhjetor 2017 solli vendimin për njohjen e "njëanshme të Kudsit si kryeqytet të Izraelit" dhe lëshimin e një urdhëri për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Kuds.

Administrata e Trumpit, e cila tërhoqi reagimin e komunitetit ndërkombëtar, injoroi paralajmërimet se rajoni do të zhytet në kaos dhe se konflikti izraelito-arab do të bëhej edhe më i pazgjidhshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.