Adem Şalvarcıoğlu
31 Janar 2018•Përditësim: 31 Janar 2018
KUALA LUMPUR (AA) - Rreth 1,5 milion hindu në Malajzi u mblodhën për të kremtuar festën Thaipusam, raporton Anadolu Agency (AA).
Hindusët malajzian për të kremtuar festën Thaipusam u mblodhën në Shpellën Batu në kryeqytetin Kuala Lumpur e cila njihet si tempulli më i madh hindu në botë.
Për Thaipusam e cila kremtohet në muajt janar-shkurt dhe është në mesin e ditëve më të rëndësishme sipas besimit hindu, u zhvilluan shfaqje të durimit në nder të "perëndisë së luftës" Murugan.
Hindusët besojnë se do të afrohen aq më shumë tek Zoti aq sa durojnë dhimbjen, vallëzuan duke mbajtur ngarkesat me simbolet e hinduizmit, peshat e të cilëve arrijnë deri në 20 kilogramë.
Në kuadër të aktiviteteve hindusët marshuan rreth 3 kilometra deri tek Shpella Batu, ndërsa për të arritur në shpellë u ngjitën nga shkallët me 272 këmbëza.
Disa hindusë për të treguar qëndrueshmërinë e tyre shpuan me hell trupin e tyre, ndërsa ata që dëshironin begati mbanin qumësht të vendosur në një kub mbi kokët e tyre.
Shpella Batu është në mesin vendeve të shenjta të botës hindu për shkak se në oborrin e saj e ka shtatoren e Murugan-it e gjatë 42 metra.
Ndërkohë hindusët përbëjnë 6,3 për qind të popullatës në Malajzi, ndërsa festa Thaipusam kremtohet si zyrtare.