Istanbul
Malajzia do të rifillojë përpjekjet për të gjetur rrënojat e avionit me shifër fluturimi "MH370" të linjës "Malaysia Airlines", më shumë se një dekadë pas zhdukjes së tij në një nga misteret më të gjata të aviacionit, njoftoi sot ministri i Transportit i vendit, Anthony Loke, transmeton Anadolu.
Propozimi për të bërë kërkime në një zonë të re në jug të Oqeanit Indian u dorëzua nga firma eksploruese "Ocean Infinity", e cila bëri kërkimin e fundit në vitin 2018, tha gazeta lokale CNA.
"Shpresojmë që kjo herë të jetë pozitive, që rrënojat të gjenden dhe t’u japim një përfundim familjeve", tha Loke në një konferencë për shtyp, duke theksuar përgjegjësinë e përbashkët për t’u dhënë përgjigje të afërmve.
Firma do të marrë 70 milionë dollarë nëse lokalizon rrënojat thelbësore, shtoi ai.
Më 8 mars 2014, avioni "MH370" u zhduk gjatë rrugës nga Kuala Lumpur për në Pekin me 239 persona në bord.
Pavarësisht kërkimeve të gjera që në një sipërfaqe totale prej mbi 119.140 kilometrash katrorë në oqean, vetëm 18 fragmente të avionit janë gjetur, të hedhura në breg në lokacione të ndryshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.