Sümeyye Dilara Dinçer
15 Dhjetor 2021•Përditësim: 15 Dhjetor 2021
Në Maltë, personat mbi 18-vjeç do të lejohen të kultivojnë kanabis në shtëpitë e tyre dhe të mbajnë kanabis me vete, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas paketës së re të ligjeve, do të jetë e ligjshme që të rriturit të rrisin maksimum 4 bimë në shtëpi, të ruajnë 50 gramë kanabis për përdorim personal dhe të mbajnë deri në 7 gramë kanabis me vete.
Nga ana tjetër, thuhet se do të gjobiten personat që konsumojnë kanabis në vende publike dhe pranë personave nën moshën 18-vjeç.
Gjithashtu thuhet se do të krijohen institucione të reja për shpërndarjen e farave të bimës së marijuanës dhe shitjen e kanabisit.
Ministri për Barazi, Kërkim dhe Inovacion, Owen Bonnici i cili mbështet ligjin tha se paketa synon "të ndalojë trajtimin e jokriminelëve si kriminelë", të krijojë një sistem rregullator dhe "të mbrojë të miturit dhe shoqërinë në përgjithësi".