Maqedonia e Veriut përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Gaza
"Mirëpresim marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza dhe përgëzojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e marrëveshjes", tha ministria e jashtme

Shkup
SHKUP (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit në Gaza të arritur ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale nga profili zyrtar i ministrisë në rrjetin social X, ajo bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes, si dhe për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
"Mirëpresim marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza dhe përgëzojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e marrëveshjes. Fokusi tani duhet të zhvendoset për të siguruar zbatimin e marrëveshjes, duke krijuar një rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Njoftimi për arritjen e armëpushimit erdhi në ditën e 467-të të gjenocidit të Izraelit kundër Gazës, i cili me mbështetjen e SHBA-së ka vrarë dhe plagosur më shumë se 156 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.