Gülşen Topçu
16 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
RAMALLAH (AA) - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, tha se dakordësimi palestinez është i nevojshëm për përfundimin e okupimit izraelit dhe për krijimin e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, mësohet se Abbas i cili ka kryesuar takimin e Komitetit Qendror të lëvizjes Fatah, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, ka theksuar se marrëveshja është një detyrim kombëtar për realizimin e shpresës së popullit të Palestinës, për t'i dhënë fund ndarjes dhe për të përforcuar frontin e brendshëm.
"Realizimi i dakordimit është i nevojshëm për t'i dhënë fund okupimit të Izraelit dhe për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor në kufijtë e vitit 1967", është shprehur Abbas.
Gjithashtu janë bërë vlerësime për takimet mes Fatah dhe Hamas në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.
Delegacionet e Hamasit dhe Fatah më 12 tetor në Kajro nënshkruan një "marrëveshje", e cila i dha fund ndarjes në Palestinë.