Michael Sercan Daventry
15 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
LONDËR (AA) – Zyra e kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se marrëveshja me Turqinë për emigrantët paraqet “bazë të shëndoshë“ në prag të Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) i cili do të mbahet këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i kryeministrit David Cameron tha se marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së mund të prish biznesin e atyre të cilët kontrabandojnë njërëzit përmes Detit Egje.
Javën e kaluar Turqia u dakordua të pranojë prapa emigrantët të cilët kishin kaluar në Greqi nëpërmjet territorit të saj, në këmbim të 6.6 miliardë eurove të cilat do të përdoren për përkujdesje të emigrantëve në tokën e saj, si dhe në këmbim të liberalizimit të regjimit të vizave për shtetasit e Turqisë përfshirë këtu edhe negociata të përshpejtuara për integrim në BE.
Komentet e zyres së Cameronit u bënë pasi kryeministri britanik morri në telefon kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu, për ti shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjet e civilëve gjatë sulmit me bombë në Ankara të dielën në mbrëmje.
“Kryeministri i ka ofruar Turqisë ndihmë, përfshirë këmbimin e informatave lidhur me incidentin. Kryeministri Davutoglu mirëpriti një gjë të tillë për të shtuar se qeveria e tij tanimë ka kontaktuar ambasadën tonë”, deklaroi zëdhënësi i Cameronit për të shtuar se dy kryeministrat kishin biseduar shkurt edhe për Samitin nga java e kaluar në Bruksel për çka janë pajtuar se konkluzat nga i njëjti paraqesin bazë të shëndoshë për një marrëveshje gjatë Këshillit Evropian i cili do të mblidhet në fund të kësaj jave.
“Nëse implementohen mund të prishin biznesin e njerëzve të cilët trafikojnë emigrantë dhe njëkohësisht mund të dekurajojnë emigrantët nga marrja e një rruge të rrezikshme për të kaluar Detin Egje”, kanë thënë kryeministrat.