Zlatan Kapiç
07 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
ANKARA (AA) – Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Ismet Yilmaz dhe ministrja e Mbrojtjes së Bosnje e Hercegovinës, Marina Pendesh kanë nënshkruar të enjten në Ankara marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e trajnimeve ushtarake mes qeverisë së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja u nënshkrua në prani të kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu dhe kryesuesit të Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiç, i cili kryeson delegacionin e Bosnjës.
Vizita zyrtare e delegacionit nga Bosnja ka filluar të mërkurën me vizitën e mauzoleun e Kemal Ataturkut (Anitkabir) në Ankara.