Marshime të paqes së Pashkëve anembanë Gjermanisë, bëhet thirrje për t’i dhënë fund luftërave
Pjesëmarrësit kërkuan një zgjidhje diplomatike për luftërat e vazhdueshme dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund dërgesave të armëve në zonat e konfliktit

Berlin
Marshime të paqes janë mbajtur në disa qytete të Gjermanisë, si pjesë e demonstratave tradicionale të Pashkëve që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund konflikteve globale, transmeton Anadolu.
Rreth 2 mijë njerëz në kryeqytetin Berlin u mblodhën në vend takimin popullor Mariannenplatz për një marshim të organizuar nga një koalicion i grupeve të shoqërisë civile.
Pjesëmarrësit kërkuan një zgjidhje diplomatike për luftërat e vazhdueshme dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund dërgesave të armëve në zonat e konfliktit.
Demonstruesit po ashtu kërkuan që çdo qeveri e ardhshme gjermane të ndjekë një politikë të jashtme të orientuar drejt paqes dhe të refuzojë vendosjen e raketave amerikane në Gjermani.
Marshimet e paqes së Pashkëve mbahen çdo vit në të gjithë vendin, të organizuar nga sindikatat, organizatat e paqes, grupet e krahut të majtë dhe përfaqësues të kishës.
Këtë vit, gjatë ditës së djeshme, shumë njerëz iu bashkuan edhe marshimit në Hanover, Kassel, Mynih dhe Bremen.
Policia raportoi gjashtë ndalime gjatë tubimit në kryeqytetin Berlin, i cili u mban nën siguri të shtuar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.