Kasım İleri
07 Korrik 2017•Përditësim: 08 Korrik 2017
WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Katari, Muhammed el-Atijje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Sekretarit të Mbrojtjes, Dana White thuhet se këto dy shtete kanë biseduar për marrëdhëniet strategjike mes SHBA-ve dhe Katarit.
“Shefat e diplomacive kanë ritheksuar rëndësinë e partneritetit strategjik në mes të dy vendeve dhe kanë biseduar për interesat e përbashkëta, përfshirë edhe operacionet kundër DEASH-it", tha White.
Ai theksoi kontributin e SHBA-ve në luftën kundër DEASH-it, duke bërë të ditur se Sekretari Mattis në ditët e fundit i ka dhuruar koalicionit kundër kësaj organizate avionë kargo të tipit C-17.
Zëdhënësi White shtoi se gjatë bisedës u potencua edhe kriza në mes të Katarit dhe disa shteteve arabe.
Sipas tij, Mattis ka nënvizuar rëndësinë e uljes së tensioneve në krizën e Gjirit.
Zëdhënësi i Pentagonit, po ashtu njoftoi se Mattis ka zhvilluar biseda telefonike edhe me homologun e tij nga Koreja e Jugut, Han Min-koo dhe me atë nga Malajzia, Hisamuddin Tun Husejni, për të diskutuar për testimin ndërkontinental të raketës balistike.