Ahmed al-Masri,Mahmut Geldi
20 Prill 2017•Përditësim: 20 Prill 2017
RIJAD (AA) - Shefi i Pentagonit, Jim Mattis, ka theksuar se Irani ka rol në lëkundjen e stabilitetit rajonal dhe se ky vend është kudo që ekzistojnë probleme në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për gazetarët gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Mattis ka theksuar se duhet penguar hapat e Iranit për përhapjen e ndikimit, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti në rajon.
Në lidhje me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për krizën në Jemen, Mattis ka thënë se "Irani ka rol në lëkundjen e stabilitetit në rajon. Megjithatë, për ta parandaluar ndikimin e Iranit, konflikti në Jemen duhet zgjidhur me negociata që do të realizohen nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara".