Mbi 1.000 palestinezë të vrarë në sulmet që Izraeli rifilloi në Gaza duke prishur armëpushimin
Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite që nga 18 marsi duke prishur armëpushimin e arritur më 19 mars është rritur në 1.001

Istanbul
Është rritur mbi 1.000 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite rifilloi në Rripin e Gazës pas prishjes së armëpushimit më 18 mars, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza u ndanë informacionet e fundit lidhur me humbjet e jetëve dhe plagosjet në sulmet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza.
Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite që nga 18 marsi duke prishur armëpushimin e arritur më 19 mars është rritur në 1.001 ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 2.359.
Në 48 orët e fundit në spitale kanë mbërritur 80 të vdekur dhe 305 të plagosur. Të paktën 53 palestinezë kanë humbur jetën dhe 189 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në ditën e parë të festës së Bajramit.
Numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.357 ndërsa numri i të plagosurve në 114.400.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur.