Bota

Mbi 2.100 persona kaluan Kanalin Anglez në 7 ditët e fundit

756 emigrantë janë zbuluar në Kanal më 10 gusht, një rekord për këtë vit deri më tani

Burak Bir  | 17.08.2023 - Përdıtësım : 18.08.2023
Mbi 2.100 persona kaluan Kanalin Anglez në 7 ditët e fundit

Londër

Sipas të dhënave të Zyrës ë Brendshme britanike sot, 2.163 persona kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla gjatë shtatë ditëve të fundit, transmeton Anadolu.

Shifrat zbuluan se gjithsej 40 varka të vogla janë zbuluar duke kaluar Kanalin Anglez nga 10 deri më 16 gusht.

Ndërsa 13 gushti dhe 15 gushti ishin dy ditët e vetme kur nuk u raportua asnjë kalim, 756 emigrantë janë zbuluar në Kanal më 10 gusht, një rekord për këtë vit deri më tani.

Kryeministri britanik Rishi Sunak thotë se zgjidhja e problemit të migrimit të parregullt nëpërmjet varkave të vogla është ndër prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

Por ardhjet vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve për të trajtuar këtë çështje, duke përfshirë planin e diskutueshëm të Ruandës, Projektligjin e Migrimit të Paligjshëm dhe së fundmi, strehimin e azilkërkuesve në “forma më ekonomike të akomodimit”, të tilla si bazat ushtarake të papërdorura dhe maunat.

Qeveria ka rritur gjithashtu gjobat për ata që lejojnë “migrantët e paligjshëm” të punojnë për ta ose të jetojnë në pronat e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, një rekord prej 45.756 migrantësh kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın