Mbi 500 të vrarë në sulmin izraelit në Spitalin Baptist në Gaza
Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit. Sipas gazetarit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua
Gaza
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, ka bërë të ditur se mbi 500 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, raporton Anadolu.
Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.
Mbi 500 persona u vranë në sulmin ajror izraelit në Spitalin Baptist në Gaza https://t.co/vVkbQC7NK3 pic.twitter.com/55KkozcmE1
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) October 17, 2023
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, ka bërë të ditur se mbi 500 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, raporton Anadolu.
Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.
Sipas gazetarit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.
Ushtria izraeite, nga ana e saj, tha se raportet për një sulm të mundshëm ajror në spital “ende janë në shqyrtim”.
Siç raporton gazeta ‘The Times of Israel’, Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se nuk i ka ende të gjitha informacionet dhe detaje të mëtejshme do të jepen kur të jetë e mundur.
Hagari tha se nuk e di ende nëse shpërthimi në spital ishte një sulm izraelit.
Grupi palestinez Hamas shënjestrimin e spitalit nga Izraeli e quajti një “gjenocid”.
Sulmi ajror vjen në ditën e 11-të të konfliktit aktual, me një thirrje ndërkombëtare në rritje të grupeve joqeveritare dhe liderëve botërorë që thonë se fushata e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar, përfshirë objektet e kujdesit shëndetësor, shtëpitë banuese dhe shtëpitë e adhurimit, shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjë krim lufte.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.