Emre Aytekin
21 Nëntor 2020•Përditësim: 22 Nëntor 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 58 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 58.002.846 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12.277.024 raste deri më tani.
Pas SHBA-së, vendet me më shumë raste janë, India (9.050.613), Brazili (6.020.164), Franca (2.109.170), Rusia (2.064.748), Spanja (1.589.219), Britania e Madhe (1.473.508), Argjentina (1.359.042), Italia (1.345.767), Kolumbia (1.233.444) dhe Meksika (1.025.969).
Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.379.495 persona ndërsa 40.192.000 janë shëruar.