Bota

Mbi një milion refugjatë nga Venezuela në Kolumbi

"Kjo po ushtron presion të jashtëzakonshëm ndaj institucioneve tona, sistemit tonë shëndetësor, sistemit arsimor dhe madje edhe fuqisë punëtore këtu në Kolumbi", tha presidenti i Kolumbisë

Richard Mccoll  | 25.04.2018 - Përdıtësım : 25.04.2018
Mbi një milion refugjatë nga Venezuela në Kolumbi

Bogota

BOGOTA (AA) – Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, të martën tha se tani ka mbi një milion refugjatë nga Venezuela në vendin e tij që kanë kaluar kufirin për të shpëtuar nga kriza e rëndë ekonomike në vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Para se të adresohet në takimin e OKB-së në New York për të diskutuar për marrëveshjen e paqes që po zhvillohej me guerilasit e mëparshëm të Forcave të Armatosura të Kolumbisë (FARC), Santos dha intervistë për televizionin Bloomberg ku zbuloi shtrirjen në Kolumbi të krizës së refugjatëve nga Venezuela.

"Kjo është sfida më e rëndësishme," tha Santos, duke folur për nevojën e një tranzicioni paqësor të pushtetit në vendin fqinj, "sepse kemi më shumë se një milion persona nga Venezuela tani në Kolumbi".

"Kjo po ushtron presion të jashtëzakonshëm ndaj institucioneve tona, sistemit tonë shëndetësor, sistemit arsimor dhe madje edhe fuqisë punëtore këtu në Kolumbi. Ne po përpiqemi ta menaxhojmë këtë situatë në mënyrën më pragmatike të mundshme. Ne kemi studiuar shembuj të tjerë, por kjo është një sfidë të madhe për ne", tha ai.

Santos ishte i shpejtë për të sqaruar se ky numër prej mbi një milion refugjatësh është dyfishi i të gjithë sirianëve të pranuar nga të gjithë Evropa dhe paralajmëroi se situata në Venezuelë është kritike dhe përkeqësohet, meqë numri i refugjatëve venezuelasë që hyjnë në Kolumbi rritet çdo ditë.

Megjithatë, ai hodhi poshtë çdo bisedë për ndërhyrje të huaj në Venezuelë, duke thënë se qeveria e tij do të vazhdojë të mbështesë masat e rëna dakord për të gjithë rajonin, duke përfshirë sanksionet ekonomike që aktualisht imponohen nga qeveria e SHBA-ve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın