İlyas Tayfun Salcı
10 qershor 2020•Përditësim: 11 qershor 2020
Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 41.128, me një rritje prej 245 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Twitter, në 24 orët e fundit, 1.003 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 290.143.
Vendi ka kryer 170.379 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve ka shkuar në mbi 6 milionë.
Kufizimet që filluan në 23 mars në Britani, pjesërisht u lehtësuan më 13 maj, duke u hequr kufizimet e lëvizjes për stërvitje dhe për punëtorët që nuk kishin mundësi të punonin nga shtëpia, siç janë ata në sektorin e ndërtimtarisë dhe prodhimit.
Në fazën e dytë të lehtësimit u vendos që të hapen shkollat fillore dhe të fillojnë garat profesionale sportive që nga 1 qershori, si dhe të hapen të gjitha dyqanet me pakicë më 15 qershor.