Hasan Esen
08 Korrik 2020•Përditësim: 08 Korrik 2020
Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 44.517, me një rritje prej 126 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 630 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 286.979.
Britania radhitet e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve nga virusi dhe e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.