Bota

Mbretëria e Bashkuar ndalon importet e mishit dhe djathit nga BE-ja për shkak të frikës nga sëmundja Afta Epizootike

Udhëtarëve nga e shtuna u ndalohet të sjellin artikuj të tillë si mish të pjekur dhe djathë, përfshirë nëse ato janë në sanduiçe

Aysu Biçer  | 17.04.2025 - Përdıtësım : 18.04.2025
Mbretëria e Bashkuar ndalon importet e mishit dhe djathit nga BE-ja për shkak të frikës nga sëmundja Afta Epizootike

Londër

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur një ndalim të përkohshëm për pushuesit që të sjellin produkte të mishit dhe djathit nga Bashkimi Evropian (BE), në përgjigje të një shpërthimi në rritje të sëmundjes virale Afta Epizootike (FMD) në kontientin evropian, transmeton Anadolu.

Udhëtarëve nga e shtuna u ndalohet të sjellin artikuj të tillë si mish të pjekur dhe djathë, përfshirë nëse ato janë në sanduiçe.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se kufizimet zbatohen pavarësisht nëse mallrat janë të para-paketuara apo të blera në dyqanet pa taksa doganore.

Kjo masë vjen pas një ndalimi të mëparshëm të produkteve të ngjashme nga Gjermania, Hungaria, Sllovakia dhe Austria, ku rastet e sëmundjes së bagëtive janë rritur.

FMD-ja është një virus shumë ngjitës që prek kafshët, duke shkaktuar flluska të dhimbshme në gojën e tyre dhe nën thundrat e tyre, gjë që çon në çalim dhe vështirësi për t’u ushqyer.

Derisa sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po merr masa paraprake për të parandaluar përhapjen e saj, veçanërisht duke marrë parasysh se aktualisht nuk ka raste të FMD-së në Mbretëri të Bashkuar.

Zyrtarët britanikë paralajmërojnë se produktet me origjinë shtazore, si mishi dhe qumështi, mund të bartin virusin.

Edhe nëse këto produkte janë të destinuara për konsum njerëzor, ato mund të përbëjnë rrezik nëse hidhen dhe konsumohen në mënyrë jo të duhur nga kafshët e egra apo bagëtitë.

Masa e ndalimit është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të mbrojtur sektorin bujqësor të Mbretërisë së Bashkuar nga efektet potencialisht shkatërruese të një shpërthimi të sëmundjes FMD.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.