Mehmet Tosun
29 Janar 2017•Përditësim: 30 Janar 2017
ANKARA (AA) - Forcat e armatosura turke (TSK) në ditën e 159-të të ofensivës "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë nga ajri kanë goditur 18 baza të organizatës terroriste DEASH duke neutralizuar pa aq terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" ka filluar më 24 gusht të vitit 2015 në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimet terroriste me fokus të veçantë DEASH-in dhe me qëllim të forcimit të sigurisë në zonën kufitare siriano-turke.
Ofensivën janë duke e udhëhequr forcat opozitare siriane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje. Ata mbështeten nga forcat turke si dhe nga forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it.
Zjarr është hapur kundër 130 bazave të organizatës terroriste.
Forca ajrore turke në operacionet ndaj bazave të DEASH-it të vendosura në Al-Bab dhe Bzagah ka shkatërruar katër pika të kontrollit, dy tunele dhe nëntë strehimore.
Ekipet e mbrojtjes kundër-diverzive të cilat mbështesin opozitën kanë shkatërruar 87 mjete shpërthyese artizanale. Që nga fillimi i ofensivës janë asgjësuar gjithsej 3.431 mjete të tilla dhe 55 mina.
Forcat ajrore të koalicionit në dy sulme ajrore ndaj bazave të DEASH-it në Al-Bab kanë shkaktërruar një shtab dhe një tunel.