Sinan Uslu
13 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shkatërruar duke qëlluar 157 objektiva të organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë. Ndërsa është ndërmarrë ofensivë ajrore ndaj 28 objektivave në rajonet El Bab dhe Bzagah, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informimit të bëra nga Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdon operacioni i nisur më 24 gusht me qëllim rritjen e sigurisë kufitare duke eliminuar kërcënimet e organizatave terroriste kryesisht të DEASH-it dhe për të ofruar mbështetje ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 112-të të operacionit pas përcaktimit janë qëlluar 157 objektiva të organizatës terroriste DEASH si dhe janë shkatërruar vendet strehimore të terroristëve, pozicione të mbrojtjes dhe baza të kontrollit komandues.
Komanda e Forcave ajrore gjithashtu ka ndërmarrë një ofensivë ajrore në rajonet El Bab dhe Bzagah. Avionët luftarakë kanë goditur 28 pozicione të DEASH-it si 6 strehimore, 2 depo të municioneve, 3 ndërtesa baza, 3 pika kontrolli, 2 punishte për prodhimin e mjeteve autobombë.