Bota

Me kërkesë të Ankarasë, OKB-ja ndryshon emrin e vendit nga "Turkey" në "Türkiye" në gjuhët e huaja

Zëdhënësi Stephane Dujarric tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndryshuar emrin e Turqisë në gjuhë të huaj në “Türkiye”

Betül Yürük  | 01.06.2022 - Përdıtësım : 02.06.2022
Me kërkesë të Ankarasë, OKB-ja ndryshon emrin e vendit nga "Turkey" në "Türkiye" në gjuhët e huaja

New York

Pas kërkesës së Ankarasë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ndryshoi emrin e vendit nga “Turkey” në “Türkiye” në gjuhët e huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, duke folur për AA tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndryshuar emrin e Turqisë në gjuhë të huaj në “Türkiye”.

Dujarric deklaroi se ndryshimi i emrit të shtetit është efektiv që nga momenti i marrjes së letrës.

Më herët në Twitter, ministri Çavuşoğlu shkroi: “Procesit që filluam nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan për të rritur vlerën e markës së vendit tonë po i vjen fundi. Me letrën që i dërgova sot Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhë të huaja në OKB si ‘Türkiye’”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın