Bota

Me pjesëmarrje të fëmijëve, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut shënohet Dita Ndërkombëtare e Tolerancës

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Kryetari i Kuvendit, Gashi, porositi se pavarësisht dallimeve, njerëzit jo vetëm që duhet të tolerohen, por edhe të duhen në mes vete

Shpetim Hiseni  | 15.11.2024 - Përdıtësım : 15.11.2024
Me pjesëmarrje të fëmijëve, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut shënohet Dita Ndërkombëtare e Tolerancës Foto: Umeys Sulejman / A

Shkup

Me pjesëmarrje dhe aktivitete të fëmijëve, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u shënua Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, ndërsa fjalë përshëndetëse pati edhe kryeparlamentari Afrim Gashi, raporton Anadolu.

Aktiviteti u shënua me një punëtori për fëmijë nga disa shkolla dhe nga komunitete të ndryshme etnike.

Fëmijët vendosën shkrime dhe ngjyrosën vizatime të ndryshme duke përcjellë mesazhe të tolerancës, dashurisë dhe bashkëjetesës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Kryetari i Kuvendit, Gashi, porositi se pavarësisht dallimeve, njerëzit jo vetëm që duhet të tolerohen, por edhe të duhen në mes vete, ndërsa vendosi theksin në diversitetin e etnive dhe feve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.

"Ne jetojmë në këtë shtet ku jetojnë njerëz me përkatësi të ndryshme etnike, fetare, kombëtare dhe sociale. Prandaj, nuk duhet asnjëherë të bëjmë dallime për shkak të kategorive apo përkatësive të ndryshme që i kemi", tha Gashi, duke shtuar se vetëm duke respektuar dallimet mund të ndërtohet një shtet ku të gjithë mund të jetojnë së bashku dhe të lumtur.

Dita Ndërkombëtare e Tolerancës shënohet çdo vit më 16 nëntor pas shpalljes nga UNESCO në vitin 1995, me qëllimin për të ndërgjegjësuar opinionin për rreziqet e intolerancës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.