Bota

Mediat izraelite: Pas 7 tetorit Netanyahu ndaloi regjistrimin e takimeve në selinë e ushtrisë

Menjëherë pas fillimit të sulmeve në Gaza, Netanyahu këmbënguli që takimet në fjalë të regjistroheshin ose transkriptoheshin vetëm nga Kryeministria dhe jo nga ushtria

Mehmet Alaca  | 16.07.2024 - Përdıtësım : 16.07.2024
Mediat izraelite: Pas 7 tetorit Netanyahu ndaloi regjistrimin e takimeve në selinë e ushtrisë

Ankara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të mos regjistroheshin të gjitha mbledhjet e kabinetit të sigurisë dhe diskutimet në lidhje me mbrojtjen, të mbajtura në selinë e ushtrisë pas sulmeve në Rripin e Gazës më 7 tetor, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta "Haaretz", menjëherë pas fillimit të sulmeve në Gaza, Netanyahu këmbënguli që takimet në fjalë të regjistroheshin ose transkriptoheshin vetëm nga Kryeministria dhe jo nga ushtria.

Ushtria më pas ndaloi regjistrimin e takimeve brenda kuadrit të udhëzimeve të Netanyahut. Në rrethana normale, çdo mbledhje e mbajtur në selinë e ushtrisë regjistrohet automatikisht.

- U kontrolluan gjësendet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Kanali televiziv izraelit "Channel 13" raportoi për herë të parë 5 ditë pas sulmeve të 7 tetorit se Zyra e Kryeministrit ndaloi ushtrinë të regjistronte mbledhjet e kabinetit të sigurisë.

Disa javë pas këtij lajmi, një roje sigurie e Kryeministrisë dyshohet se kërkoi që sendet e sjella nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi të kontrolloheshin për t'u siguruar që ai nuk mbante pajisje regjistrimi.

Netanyahu vendosi që mbledhjet e kabinetit të sigurisë të mbajtura në selinë e ushtrisë pas 7 tetorit t'i zhvendoste në Zyrën e kryeministrit në Tel Aviv pas një kohe.

Një burim nga rrethi i ngushtë i Netanyahut tha se kryeministri preferoi që takimet të mbaheshin në një vend që ai kontrollonte, sesa të mbështetej tek ushtria që të mos regjistronte takimet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın