Dildar Baykan
05 Janar 2017•Përditësim: 06 Janar 2017
MEXICO CITY (AA) – Rritja e çmimit të benzinës në Meksikë ka shkaktuar protesta në shumë vende të shtetit të cilat janë shoqëruar edhe me plaçkitje të dyqaneve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Asociacioni Kombëtar i Shitoreve në Meksikë bëhet e ditur se në kryeqytetin Meksiko Siti dhe në qytete të tjera janë plaçkitur 79 biznese, ndërsa 170 të tjera janë mbyllur ose rrethuar.
Ndërkaq, oda tregtare e qytetit Gulf Coast në shtetin e Veracruzit ka deklaruar se janë plaçkitur 50 biznese, edhe atë dyqane, supermarkete dhe shitore të mëdha, ndërkohë që plaçkitësit, në pamundësi të pengohen, kanë plaçkitur veshmbathje, ushqime, lavatriçe, televizorë, aparate për DVD dhe frigoriferë.
Qeveria e Veracruzit ka theksuar se në rajon janë bërë përforcime të ekipeve policore, ndërsa janë arrestuar 14 persona të përfshirë në plaçkitje.