Emre Gürkan Abay
26 tetor 2022•Përditësim: 27 tetor 2022
Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Rusisë njoftoi se kompania gjermane Mercedes-Benz i ka transferuar të gjitha asetet e saj në vend kompanisë ruse Avtodom, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë thuhet se është nënshkruar një marrëveshje me Mercedes-Benz për transferimin e të gjitha aseteve të kompanisë në Rusi tek Avtodom. Mercedes ndaloi prodhimin në Rusi në mars.
Sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Biznesit (AEB), me seli në Rusi, shitjet e veturave Mercedes në Rusi në shtator janë ulur me 72,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po ashtu më herët edhe asetet e Renault dhe Nissan në Rusi u janë transferuar qeverisë ruse.