Cüneyt Karadağ,Bahattin Gönültaş
22 shtator 2020•Përditësim: 23 shtator 2020
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për reforma të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel në video mesazhin me rastin e 75 vjetorit të themelimit të OKB-së theksoi se është domosdoshme të zgjerohet OKB për t’ju përgjigjur sfidave globale të shekullit të 21-të.
"Kur është e nevojshme të merren vendime konkrete, Këshilli i Sigurimit të OKB-ve shpesh parandalohet. Na duhen reforma", thekson Merkel.
Ajo shtoi se vendi i saj është i gatshëm të ndërmarrë përgjegjësitë në Këshillin e Sigurimit në formatin e zgjeruar dhe se OKB në fund të fundit mund të jetë në gjendje të mirë vetëm nëse anëtarët bien dakord.
Ajo shtoi se për shkak të interesave të vendeve të caktuara, idealet e Kombeve të Bashkuara ndonjëherë neglizhohen.
"Ai që mendon se do të jetë më mirë vetëm, e ka gabim. Mirëqenia dhe vuajtjet tona janë të përbashkëta. Ne jemi një botë", tha Merkel.