Erbil Başay
24 Qershor 2021•Përditësim: 24 Qershor 2021
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se është duke i shqetësuar varianti Delta i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Përpara Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Merkel tha se do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në kuadër të samitit ku do të diskutohen çështjet e multilateralizmit, mbrojtjes së klimës, biodiversitetit dhe si të sigurohen vaksinat për njerëzit në të gjithë botën.
Duke treguar se axhenda e samitit përfshin luftën kundër pandemisë së COVID-19, Merkel tha se "Sigurisht, varianti Delta na shqetëson".
Ajo tha se do të shprehë mendimin e saj mbi koordinimin e hyrjes nga rajone (vendet e BE) ku variantet e virusit janë të zakonshme.
Në vijim Merkel theksoi se marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë do të diskutohen gjithashtu në samit. Kancelarja gjermane shtoi se do të shqyrtohet se si do t'u përgjigjen provokimeve të Rusisë dhe çfarë lloji i formateve të takimeve do të formohet.
Merkel shtoi se konfliktet mund të zgjidhen më së miri me negociata.