Bahattin Gönültaş
20 Nëntor 2018•Përditësim: 21 Nëntor 2018
BERLIN (AA) - Siemens Mobility dhe Metroja e Londrës (London Underground - LUL) kanë arritur marrëveshje me vlerë prej 1,54 miliard dollarë për blerjen e 94 trenave të gjeneratës së re, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Është nënshkruar një marrëveshje për prodhimin e 94 trenave nëntokësorë të gjeneratës së re me vlerë prej 1,54 miliard dollarë mes kompanisë gjermane dhe Metrosë së Londrës e cila është nën dega e Tranporst Londrës (TfL), kompania përgjegjëse nga sistemet hekurudhore urbane në kryeqytetin britanik, Londër", thuhet në deklaratën e Siemens Mobility.
Trenat që do të prodhohen nga Siemens Mobility do të marrin vendin e trenave të prodhuara në vitet 1970-ta dhe që shërbejnë në Metronë e Londrës.
Trenat që do të dorëzohen në vitin 2023, do të jenë më të gjerë, me klima dhe do të rritet qasja.
CEO i Siemens Mobility tha se do të mbështesin Metronë e Londrës gjatë përdorimit të trenave për të siguruar besueshmëri dhe disponueshmëri maksimale.
Siemens më parë kishte njoftuar se do të sigurojë punësim për 700 persona për të mbështetur prodhimin vendas në Britani.