Bota

Miami, një i armatosur hap zjarr ndaj dy personave, besonte se janë palestinezë

Në deklaratën e tij para autoriteteve policore, Mordechai Brafman deklaroi se teksa po ngiste kamionin e tij, "ai pa dy palestinezë dhe qëlloi dhe vrau të dy", por në fakt personat e sulmuar mbijetuan dhe nuk dihet nëse janë palestinezë

Servet Günerigök  | 17.02.2025 - Përdıtësım : 18.02.2025
Miami, një i armatosur hap zjarr ndaj dy personave, besonte se janë palestinezë

Washington

Një person që dyshohet se qëlloi 17 plumba ndaj një automjeti në Miami Beach, Florida, i tha policisë se e bëri këtë sepse besonte se pasagjerët ishin palestinezë, transmeton Anadolu.

Mordechai Brafman, 27 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për dy akuza për tentativë vrasje në lidhje me incidentin që ndodhi të shtunën mbrëma, ndërsa motivi i tij u bë i ditur nga dokumentet e arrestimit të cituara nga CBS News.

Pamjet e vëzhgimit e tregojnë atë duke bërë një kthesë në Rrugën 48 rreth orës 21:30 sipas kohës lokale, duke u ndalur para automjetit të viktimave dhe duke gjuajtur një breshëri plumbash me një pistoletë gjysmë automatike.

Në deklaratën e tij para autoriteteve policore, Brafman deklaroi se teksa po ngiste kamionin e tij, "ai pa dy palestinezë dhe qëlloi dhe vrau të dy".

Megjithatë, të dy viktimat mbijetuan, duke marrë plagë nga të shtënat.

Hetuesit nuk kanë bërë të ditur nëse të shtënat po trajtohen si një krim urrejtjeje.

Megjithatë, dega e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamie në Florida (CAIR-Florida), po bën thirrje për akuza federale për krime të urrejtjes në lidhje me incidentin.

Në një deklaratë, drejtori i komunikimit i CAIR-Florida, Wilfredo Amr Ruiz, tha se akuzat për krime të urrejtjes duhet të ngrihen bazuar në deklaratat e të dyshuarit në polici, gjë që me sa duket tregon "një motiv anti-palestinez".

"Janë veprimet e motivuara nga paragjykimet e autorit të dyshuar, jo përkatësia etnike aktuale e viktimave, ato që duhet të jenë faktori përcaktues për akuzat në këtë rast shqetësues", tha Amr Ruiz.

Sipas mediave lokale, Brafman qëndron në Qendrën Korrektuese Turner Guilford Knight të Miami-Dade.

Duke cituar forcat e zbatimit të ligjit, mediat gjithashtu raportuan se nuk dihet nëse personat e sulmuar janë palestinezë, por theksuar se ata kishin udhëtuar nga Izraeli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın