Bota

Mijëra njerëz protestojnë në Tel Aviv kundër sulmeve në Gaza, kërkojnë kthimin e pengjeve izraelite

Protestuesit brohoritnin parulla kundër kryeministri Netanyahu, si dhe mbanin pankarta të ndryshme duke u bërë thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa vendimtare për t’i dhënë fund krizës dhe për të shpëtuar pengjet

Ekip  | 07.04.2025 - Përdıtësım : 07.04.2025
Mijëra njerëz protestojnë në Tel Aviv kundër sulmeve në Gaza, kërkojnë kthimin e pengjeve izraelite

Shkup

Mijëra njerëz janë tubuar në sheshin Habima në Tel Aviv në një protestë kundër sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza, si dhe kërkuan kthimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza, raporton Anadolu.

Protestuesit brohoritnin parulla kundër kryeministri Benjamin Netanyahu, si dhe mbanin pankarta të ndryshme si “Sillni në shtëpi”, “Sa gjak ende do të derdhet” dhe “Ndal gjakderdhjes”, duke u bërë thirrje autoriteteve izraelite të ndërmarrin hapa vendimtare për t’i dhënë fund krizës dhe për të shpëtuar pengjet.

Më 18 mars, Izraeli rifilloi sulmet ndaj Gazën, duke thyer marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin që hyri në fuqi në muajin janar të këtij viti. Vetëm që atëherë në sulmet izraelite janë vrarë rreth 1.335 palestinezë dhe 3.297 të tjerë janë plagosur.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të përshkallëzojë sulmet në Gaza mes përpjekjeve për të zbatuar planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga enklava palestineze.

Që nga fillimi i luftës izraelite ndaj Gazës më 7 tetor të vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite ka arritur në të paktën 50.700, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve në më shumë se 115.340.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.